Epilogu

EKSKLUZIVE/ Jusuf Buxhovi e pranon se është titist, ja çfarë deklaron ai

Historiani dhe shkrimtari, Jusuf Buxhovi është një nga krijuesit tanë më produktiv të viteve të fundit. Buxhovi i ftuar në emsionin N’Demos, ka folur për historinë e Kosovës nga Mesjeta në bashkohësi, me theks të veçantë pas LDB, për figura politike e historike, për lëvizjet dhe grupet nacionaliste, marksiste e leniniste të viteve ’70, ’80- të e këndej, duke hapur tema e shtruar dilema për veprimtarinë e tyre brenda dhe jashtë Kosove.

Ekskluzvisht për eminsonin n’Demos , Jusuf Buxhovi ka pranuar se është një titist. Ai ka treguar se ka qenë antarë i lidhjes komuniste, ku ka shpjeguar edhe termet stalinist dhe enverist, raporton GazetaDemos

Po, unë kam qenë anëtar i lidhjes komuniste. Por ka dy dallime një pjesë kanë qenë stalinist dhe enverist, një pjesë kane qenë titist. Unë kam qenë titist e them pa asnjë hezitim, në kuptimin e rezultateve, sepse ai titizëm si vetëqeverisje socaialiste pas 67-së i ka sjell Kosovës dhe botës shqiptare në përgjithësi të arriturat më të mëdha të shekullit. Ato që i kemi bërë ne në Universitetin e Kosovës kur Çabejin e kemi botu këtu, në Shqipëri nuk është botu. Me Institutin Albanologjik, me Radio Televizionin e Kosovës, Rilindjen me 200 botime, me insitucione kombëtare, unë ndihem krenarë me shoqatën e shkrimtarve. Ne kemi arrit atë hapsirë që u kriju ta qojm më tutje dhe automatikisht ai titizëm ka ndihmu që këto institucione prej një koncepti teologjik të bëhen kombëtare. Në Kosovë ka pas përpjekje, veprimtari kontravolucionare mbi bazat e titizmit ideologjik dhe atë e kanë mundësu institucionet nacionaliste në Kosovë, Univesriteti i Prishtinës, Rilindja, televizioni, partika komuniste e Kosovës thotë se pjesa ma e madhe kanë qenë nacionalista. Me këtë hipotezë për tetë vjetë është bërë diferencë…” ka rrëfyer Buxhovi në emisonin n’Demos.

Historiani i njohur, Jusuf Buxhovi ka folur edhe për vitet 50-60 mbas luftës në Kosovë, ku shqiptarët kishin jetuar në komunizëm.

Për 50-60 vite mbas luftës kemi jetu nën diktatin e dy koncepteve, asaj të ideologjisë, që do të thotë komunizmi ka përcaktu kush janë heronj, kush janë tradhëtar, kush janë kundër revolucionar. kush janë partizan. Ne i dim pasojat e rënda…” tha ai.

Exit mobile version