Edhe pak ditë kanë mbetur nga përfundimi i listave të kandidatëve për deputet, të cilët do të garojnë me 6 Tetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Nga burimet e Gazetës NewBorn brenda Partisë Demokratike të Kosovës tashmë dihen 10 emrat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është bartësi i listës me numer 1, si dhe i njejti është nominuar nga Këshilli Drejtues i kësaj partie kandidat për Kryeministër.
Ndërsa në vendin e dytë pritet të jetë ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza.
Ndërsa befasia e kësaj liste pritet të jetë Valdete Idrizi nga Mitrovica, e cila aktualisht ushtron funksionin e kryetares së gruas demokratike në PDK.
Ndërsa për dallim nga lista e zgjedhjeve të vitit 2017, ish deputeti Andin Hoti, pritet të zë vendin e katërt në rënditjen e listes së këtij viti.
“Me numer pesë do të jetë Hajredin Kuçi” tha burimi.
Vendi i 6-të është i rezervuar për një grua, por që ende nuk është definuar.
Pastaj vjen Uran Ismajli, aktualisht minister në detyrë i Shëndetësisë, në vendin e 7-të, duke e pasuar ish deputeti Elmi Reçica nga Ferizaji me numer 8.
Vendin e 9-të pritet ta zë Evgjeni Thaçi – Dragushe, mbesa e Presidentit Hashim Thaçi, e cila kishte fituar zgjedhjet për deputete në vitin 2017.
Vendi i 10-të në këtë listë është i rezervuar për Memli Krasniqin, ish shef i grupit parlamentar të kësaj partie në zgjedhjet e fundit dhe nënkryetar i PDK-së.