Epilogu

Ekskluzive: Nisin hetimet ndaj Ambasadorit Martin Berishaj, ja detajet

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj, thotë se kanë filluar procedurat për rastin e ambasadorit Martin Berishaj.

Buleshkaj për GazetaBlic, deklaron se tashmë procedurat për verifikimin e pasurisë kanë filluar.

Sipas tij, këto procedura kanë filluar pas informatave që ky institucion ka pranuar nga mediat.

“Kemi filluar procedurat për verifikimin e pasurisë sipas informatave që janë pranuar nga mediat”, deklaron ai.

Kujtojmë se, mediumii slloven “Planet TV” raportoi për aferën financiare të kryetarit të partisë Lëvizja për Liri, Robert Golob, e të cilën e ka titulluar si skandal të madh financiar.

Sipas këtij mediumi, ai është nën hetim financiar ndërkombëtar për shkak të dërgesave nga dega serbe e GEN-I (furnizuesi energjetik slloven), të cilat i kanë shkuar kompanisë private MB Consulting në Mal të Zi.

Kompania MB Consulting e Berishajt supozohet se ka marrë 600 mijë euro, të cilat janë tërhequr vazhdimisht në para të gatshme.Berishaj supozohet t’ia kthejë këto para Golobit, dhe ky i fundit duhet t’i investojë këto para në një nga fondet italiane që u siguron përdoruesve anonimitet.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka mohuar akuzat për përfshirje në skandalin financiar që u zbulua në Slloveni, ku mediat sllovene raportuan se ai i ka ka bartur para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi tek politikani slloven.

Exit mobile version