Rrjedhja e dosjeve sekrete të Gjykatës Speciale kishte trazuar opinionin publik. Bashkëpunimi mes Serbisë dhe Gjykatës Speciale duket se ka qenë shumë i ngushtë.
Një dokument i cili ka qarkulluar në rrjetet sociale e të cilën e ka marrë EPILOGU tregon se njeriu i dytë i Prokurorisë Speciale kishte kërkuar në vitin 2013 detaje nga Prokurori Serb Vukcevic, në lidhje me zyrat e KFOR-it dhe UÇK-së.
Prokurori special Kwai Hong Ip e ka falënderuar për bashkëpunimin Prokurorin serb për krime lufte Vukcevic.
Në pikën e katërt të kërkesës thuhet;
Informacione te qasshme, sa i përket lokacioneve të zyrave të UÇK-KFOR, si dhe vendet e paraburgimit te UÇK-së, në çdo komunë të Kosovës, nga Qershori 1999 deri Dhjetor 1999.