Ekskluzive: Zbardhet biseda Clinton-Thaçi me 1999, për çka e përgëzoi presidenti amerikan udhëheqësin e UÇK-së (Dokument)
S’ka më sekrete. Dhjetra letra, telefonata e biseda në kohën e luftës në Kosovë ndërmjet akterëve kryesorë të botës janë zbardhur nëpërmjet autorit Marc Perry në librin e botuar këtë vit “War on their own words – Kosovo series”, raporton Gazeta 10.
Në këtë libër me dokumente të deklasifikuara që përfshin periudhën qershor 1998 dhe shtator 1999 ofrohen shumë informacione me rëndësi për rrjedhën e luftës, ndërhyrjen e bisedat plotë tension mes Bill Klintonit, Tony Blairit, Hashim Thacit, Ibrahim Rugovës, Millosheviqit, Madeline Albright e të tjerëve.
Gazeta 10 ka siguruar ekskluzivisht përmbajtjen e këtij libri të veçantë dhe dokumentet sekrete të asaj periudhe dhe do t’i botojë gjatë ditëve në vazhdim.
Sot është shkëputur një bisedë mes presidentit Bill Klinton dhe Hashim Thaçit, me 20 qershor 1999 në Këln të Gjermanisë, një javë pas hyrjes së NATO-së në Kosovë.
Biseda fokusohet në transformimin e UÇK-së dhe zotimin e Thaçit për respektimin e të drejtave të pakicave. Biseda botohet e plotë dhe pa ndërhyrje.
20 qershor 1999. Nën presionin e NATO-s, UÇK-ja pranon të çarmatoset.
6:30-6:40 pasdite. Hotel Hyatt, Këln, Gjermani.
Clinton: Urime për nënshkrimin e marrëveshjes për demilitarizimin dhe transformimin e UÇK-së. Jam shumë i kënaqur që ndodhi në të njëjtën ditë kur forcat serbe përfunduan tërheqjen e tyre nga Kosova.
Thaçi: Faleminderit. Është nder që po na përgëzoni për demilitarizimin dhe transformimin e UÇK-së. Ky është edhe suksesi juaj. Për ne ka qenë një kompromis për hir të punës drejt paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon.
Clinton: E di. Dhe unë jam mirënjohës për këtë. Mund t’ju siguroj se do të punojmë bashkarisht për të sjellë siguri, një forcë policore lokale dhe vetëqeverisje të vërtetë për popullin e Kosovës. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën. Unë jam shumë i kënaqur që ne kemi arritur të ndryshojmë rrjedhën e spastrimit etnik në Kosovë.
Thaçi: Ky proces është edhe falë përpjekjeve tuaja. Ne kemi qenë të përkushtuar në të kaluarën dhe do të vazhdojmë të jemi të përkushtuar ndaj procesit të paqes. Ne mund të garantojmë se do të respektojmë të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave në Kosovë. Ne jemi të përkushtuar për të sjellë liri, paqe dhe demokraci për të gjitha grupet etnike në Kosovë. Ne do gjithashtu punojmë për një ekonomi të lirë dhe të hapur. Biseda jonë sot do të jetë gjithashtu një nxitje drejt këtyre qëllimeve.
Clinton: Deklarata juaj për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave është shumë e rëndësishme. Pas vuajtjeve të popullit të Kosovës, që ju ta merrni drejtimin për këto çështje do të thotë t’i dëshmojmë të gjithëve se orientimi jonë është i drejtë. Millosheviqi nuk është si të tjerët. Do të kemi një të ardhme të mirë. Mezi pres të të takoj dhe të admiroj për udhëheqjen tuaj.
Thaçi: Faleminderit zoti President. Beteja e re që na pret tani është rikthimi i
refugjatëve, rindërtimi, krijimi i një shoqërie civile dhe mbajtja e lirë dhe
zgjedhjeve pluraliste. Dhe këtë do ta bëjmë përmes mekanizmave tanë por edhe me ndihmën dhe mbështetjen tuaj. Ju uroj shëndet të mirë dhe suksese në punën tuaj.
Clinton: Faleminderit. Mirupafshim.