Lajme
Eksperti i kibernetikës për sondazhet online: 1 person mund t’i bëjë 1000 IP dhe të votojë 1000 herë
Vetëvendosje po del triumfuese edhe në çdo sondazh në media, ndërsa kjo dukuri u bë edhe subjekt batutash.
Një ish anëtare e kësaj partie po thotë se ato janë vota të aktivistëve e jo të qytetarëve. Edhe një profesionist i teknologjisë informative ka dyshime që ato votime të janë reale. Por vetëvendosje nuk deklarohet.
“Ky popull në Facebook i cili është i organizuar t’i përkrahë ata, është i stimuluar nga vet ata në Facebook, Viber etj”.
“Kjo është një propagandë e kotë dhe nuk do duhej të ishte”
Ndërsa një ekspert i kibernetikës tregon se si mund të bëhet kjo.
“Dikush mund t’i bëjë 1 mijë IP’ja me ndonjë pajisje, në mënyrë që të bëhen 1 mijë vota”.