Epilogu

Ekzaltohet Bahtiri, thotë se do t’i fitojë 65% të votave në raundin e parë në Mitrovicë

Kryetari aktual i Mitrovicës, Agim Bahtiri po pretendon se do të fitoj më 65% të votave dhe ata qysh në raundin e parë në zgjedhjet lokale të tetorit, transmeton “Indeksonline”.

Madje ai ka ftuar gjithë partitë opozitare të bëhen bashkë, sepse sipas tij, nëse garojnë veç e veç rezultati i tyre do të jetë për keqardhje.

Bahtiri pritet të jetë kandidat nga radhët e Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit.

Ndërsa, PDK pritet të nominoj ish ministrin dhe deputetin Bedri Hamza për kryetar të këtij qyteti.

Postimi i Bahtirit:

Asnjë “sondazh” imagjinar e anonim nuk mund të na ndalë për fitoren me 65%+ që në raundin e parë.

Njëkohësisht, i ftoj gjithë opozitën në Mitrovicë të bashkë, sepse nëse garojnë veç e veç rezutati i tyre do të jetë për keqardhje.

AB

Exit mobile version