fbpx
Lajme

Ekziston videoja: Kurti kishte thënë “Amerika nuk do e njoh kurrë pavarësinë e Kosovës”

Nuk ishte vetëm hap përpara, por kishte edhe hap pas. Në dokumentin e Pavarësisë përmendet më shumë pako Ahtisari, që zvogëlon Pavarësinë. Nuk referohet ushtria, nuk referohen vuajtjet dhe lufta e bërë për të ardhur deri këtu. Është një deklaratë që sheh përpara, por harron disi se nga kemi ardhur deri këtu”, deklaronte ai vite më parë.

Madje ai në një tubim të Lëvizjes Vetëvendosje, kishte thënë se Amerika nuk do e njoh kurrë Kosovën, duke shtuar se nuk i besonte presidentit të atëhershëm George W. Bush, pavarësisht se ky i fundit kishte deklaruar hapur dhe qartë se: ‘’Mjaft është mjat, Kosova duhet të jetë e pavarur.’’

‘’Bush nuk dha asnjë afat dhe këtu unë jam pak skeptik. Nuk jam i bindur që ata do ta bëjnë një njohje të tillë të njanshme’’, thoshte Kurti në një intervistë.

Por teoritë e Kurtit ‘’ranë në ujë’’ kur Amerika ishte shteti i parë që njohu pavarësinë e Kosovës, menjëherë pas shpalljes së saj me 17 shkurt./gazetametro.net

VIDEO: https://m.facebook.com/RugovaNaMungon/posts/3192533240800632/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close