Aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi, mes lotësh ka rrëfyer sfidat dhe vështirësitë që ka kalua për të shëruar vajzën e cila i vdiq muaj më parë.
Lajçi ishte tronditur nga lajmi për vdekjen e të bijës. Gjatë kohës kur e mori këtë lajm të hidhur, ai gjendej në Amerikë.
Në Amerikë, ai tregon se ka shkuar për t’i shitur librat e tij, në mënyrë që të grumbullonte mjete për të shëruar vajzën.
Ai synonte kthimin në Kosovë, por pa u kthyer, ai mësoi për lajmin e hidhur që edhe e ka prekur tej mase.
Ky rrëfim i Çun Lajçit në “n’Kosovë show” ka nxitur reagime të menjëhershme.
I ftuari tjetër në emision ishte pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi, i cili foli për rastin e Lajçit.
Ai i premtoi aktorit renovimin e banesës në ndihmë për të dhe situatën e vështirë në të cilën gjendet.
Halil Kastrati foli ndërkohë edhe për punën e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.