Epilogu

Emrat e 10 të nominuarve për anëtar në Gjykatën Kushtetuese

Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, shqyrtoi sot aplikacionet e kandidatëve për pozitën e një anëtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Në këtë takim, të kryesuar nga Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës, u bë vlerësimi i përmbushjes së kritereve të kandidatëve, të përcaktuara me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, transmeton Indeksonline.

Komisioni konstatoi se 10 të nominuarit: Shqipdon Fazliu, Emrush Kastrati, Shkëmb Manaj, Besfort Rrecaj, Makfirete Krasniqi, Vigan Qorrolli, Ramë Hyseni, Hashim Çollaku, Shqipe Ibraj-Mala dhe Nexhmi Rexhepi, i plotësojnë kushtet formalo-juridike për të qenë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Në bazë të planit të veprimit, Komisioni vendosi që testi me shkrim i të nominuarve të mbahet me 4 dhjetor 2017, ndërsa intervistimi me gojë do të bëhet më datën 11 dhjetor 2017, thuhet në komunikatën për media.

Exit mobile version