fbpx
Lajme

Endrit Shala kategorikisht kundër bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje

Anëtari i Kryesisë së Nisma Socialdemokrate, njëherësh dhe sekretar për marrëdhëniet me publikun në këtë parti, Endrit Shala është shprehur kategorikisht kundër një bashkëpunimi qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Shala në një prononcim për Gazetën Express ka deklaruar se Nismës në asnjë rrethanë nuk i duhet bashkëpunimi për një koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Deri tash ne si organe të partisë nuk kemi diskutuar për këtë çështje, është çështje që i takon kryetarit të partisë. Nëse më pyet mua si Endrit, si anëtarë i Kryesisë së partisë, sekretar për marrëdhëniet me publikun dhe tashmë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, mendimi im personal është se asesi nuk i duhet Nismës të jetë në një koalicion me Vetëvendosjen por kjo nuk nënkupton edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës” ka thënë Shala.

“Ne prej 6 tetorit kemi thënë se Nisma është pjesë e Kuvendit, është çështje e kryer e ka vendos qytetari, përkundër tendencës për grabitje votash nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje”. Pas përfundimit të procesit të rinumërimit të votave koalicioni NISMA-AKR-PD u bë zyrtarisht pjesë e Kuvendit.

Eksponentë të VV’së kanë përjashtuar më herët çdo bashkëveprim me koalicionin Nisma-AKR, nëse këta të fundit futen në Kuvend, sa i përket formimit të qeverisë duke i konsideruar të fundit si pjesë të PAN’it.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close