Epilogu

Engel e kishte mbrojtur Thaçin duke cituar raportin e CIA-s për UÇK-në

U.S. Representative Eliot Engel (D-NY) speaks during the introduction of the Climate Action Now Act on Capitol Hill in Washington, D.C., U.S., March 27, 2019. REUTERS/Joshua Roberts - RC11011DEB70

Një raport i Agjencisë Amerikane të Inteligjencës(CIA), menjëherë pas përfundimit të luftës(viti 2000), jep detaje për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe financimin e saj, përfshirjen në aktivitete terroriste ose rreth pohime për financim me mjete nga kontrabanda me narkotikë.

Raporti ishte aktualizuar në vitin 2015 pas një shkrimi të Politico.eu, nga gazetari Chuck Sudetic, i cili akuzon krerët e UÇK’së ose më saktësisht Hashim Thaçi për përfshirje në aktivitete ilegale siç është kontrabanda me drogë.

Ndaj shkrimit kishte reaguar kongresmeni Eliot Engel i cili ka cituar raportin në fjalë të CIA, i cili hedh poshtë pohimet se UCK është financuar me fonde që origjinën e kanë nga kontrabanda me drogë.

CIA kishte raportuar për këto çështje në një komitet të Kongresit Amerikan me kërkesë të Kongresmemit Engel.

“Lidershipi i UÇK duket se nuk është i përfshirë në veprime narkotike për të mbështetur aktivitetet gjatë luftës. Raportimet e medieve, me një shkallë të ndryshme të besueshmërisë, tregojnë se disa anëtarë të ish-UÇK’së janë të involvuar në kontrabandë me narkotikë, por ne (CIA), nuk kemi informacione për shkallën e këtyre aktiviteteve” thuhet në raport.

Në pyetjen se a është përfshirë UÇK në aktivitete terroriste, CIA është përgjigjur negativisht,

“UÇK nuk ka qenë e përfshirë në aktivitete terroriste- që definohen si dhunë e paramenduar e motivuar politikisht e destinuar ndaj caqeve që nuk janë të përfshira në luftime” thekson raporti.

Exit mobile version