Ish Kryetari i Gjykatës Kushtetuese z. Enver Hasani ka komentuar zhvillimet e fundit rreth dorëheqjes së z. Ramush Haradinaj nga pozita e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Ai ndër të tjerash ka thënë se tani Qeveria ka rënë dhe bazuar në Vendimin e Kushtetutës ai nuk mund të marrë më vendime, por vetëm mund të flladitet në zyre.
Enver Hasani gjithashtu ka thënë se Qeveria nuk është në dorëheqje, por tani lirisht mund të thuhet për z. Haradinaj, se është vetëm ISH Kryeministër. /epilogu/