Epilogu

Enver Maloku në 1997 tregonte sesi Xhafer Shatri e kishte urryer dhe luftuar Ibrahim Rugovën (DOKUMENT)

Xhafer Shatri është nga të paktët njerëz që ka luftuar edhe Hashim Thaçin edhe Ibrahim Rugovën.

Fillimisht, gazetari i ndjerë Enver Maloku kishte treguar në vitin 1997, në një shkrim për gazetën “bota sot”, sesi Xhafer Shatri do t’i gëzohej dështimit të Ibrahim Rugovës dhe Enver Malokut.

“Xhafer Shatri do të kënaqej sikur të dështonte krejt populli i Kosovës me kushtin e vetëm që të dëshmohej disfata e Rugovës dhe dështimi i QIK-ut”, shkruante Enver Maloku në 1997.

Pra, Enver Maloku tregonte sesi Xhafer Shatri e kishte luftuar dhe urryer Ibrahim Rugovën. Shkalla e urrejtjes shkonte deri në atë pikë saqë Xhafer Shatri do të gëzohej sikur të dështonte populli i Kosovës vetëm dhe vetëm për ta fajësuar Ibrahim Rugovën.

Enver Maloku ndër të tjera shkruan se Xhafer Shatri ka dashur t’ia ndërprejë lidhjet me botën kryetarit të Republikës së Kosovës, përkatësisht t’ia ndërprejnë lidhjet politikës dhe veprimit për pavarësi në Prishtinë.

Shaban Muja kishte treguar për emisionin “Pa Rrotlla” se një ministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil i kishte ofruar shuma të mëdha parash për ta vrarë Ibrahim Rugovën. Ai madje thotë se ka incizim për këtë. Xhafer Shatri duhet të tregojë se a ishte ai apo kolegu i tij i afërt që e ofroi këtë shpërblim për vrasjen e presidentit Rugova.

SHKRIMI I 1997:

Exit mobile version