Ndeshja e sotme mes Zvicrës dhe Kosta Rikës po ndiqet me emocione dhe në ambientet e Presidencës.
Kreu i shtetit, ashtu si dhe për ndeshjet e tjera të ekipit të Zvicrës, ka ftuar të jenë të pranishëm mjaft personalitete të artit dhe të kulturës.
Presidenti Meta është ndër tifozët më të flaktë të Zvicrës për shkak se në këtë ekip luajnë 5 futbollistë shqiptarë. E pranishme në presidencë është artistja Era Istefi, kënga e së cilës është dhe kolona zanore zyrtare e Botërorit Rusi 2018.
Era Istrefi ndodhet në këtë aktivitet së bashku me motrën e saj, këngëtaren Nora Istrefi. Artisja e njohur ka pranuar ftesën e kreut të shtetit shqiptar Ilir Meta pak ditë para se të niset për në finalen e botërorit Rusi 2018, ku do të marrë pjesë në koncertin përmbyllës të aktivitetit. Kujtojmë që pak ditë më parë Era Istrefi refuzoi një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Në krah të Presidentit ndodhet edhe kampioni i njohur Gjetan Keta, tenori i mirënjohur Kastriot Tusha, futbollistja e njohur e kombëtares shqiptare për femra, Cyme Lulaj, këngëtarët Kastro Zizo dhe Robert Berisha, si dhe shumë personalitete të sportit e kulturës.