Epilogu

Erdogan letër Kurtit: E di shqetësimin tënd për ambasadën në Jeruzalem, rishqyrtoje vendimin

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan i ka dërguar letër kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti, të cilit i ka uruar për pozitën e të parit të qeverisë.

Ashtu si në letrën e parë të dërguar nga Erdogan, edhe kësaj here Erdogan ia ka përmendur Kurti  çështjen e ambasadës në Jeruzalem, shkruan lajmi.net.

Ai i është drejtuar shefit të qeverisë së Kosovës duke i thënë se e di që është i shqetësuar në lidhje me vendosjen e ambasadës në Jeruzalem , duke i kërkuar që ta rishikojë këtë vnedim.

“Nga ana tjetër, pasiqë e di se edhe ju keni gjithashtu shqetësime në lidhje me çështjen e Ambasadës së Kosovës, hapja e së cilës është njoftuar se është bërë në Jeruzalem, mendoj se do të ishte e dobishme për qeverinë tuaj të rishikonte këtë çështje brenda kornizës së rezolutave prkatëse të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare”, ka shkruar ai.

Exit mobile version