Lajme
Erdogan mund ta humbë Ankaranë pas 25 vjetësh
Partia në pushtet AKP e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, kryeson në zgjedhjet e sotme lokale në Turqi, por mund të humbasë pushtetin në kryeqytetin Ankara pas 25 vjetësh, njofton televizioni shtetëror turk TRT.
AKP ka fituar gati 47% të votave në zgjedhjet e sotme, me partinë laike kryesore të opozitës që përbën 31%, sipas gjysmës së vendvotimeve të numëruara.
Në Ankara, opozita udhëheq me 49.5% të votave, transmeton TRT.
Beteja kryesore e Ankarasë në zgjedhjet e sotme shihet si një provë e popullaritetit të Erdogan në kohën e vështirësive ekonomike dhe rritjes së inflacionit.