Ermal Sadiku i cili është inxhinier, ka dhënë edhe prognozën e tij sa i përket zgjedhjeve lokale në Prishtinë. Ai ka theksuar se e ka mbrojtur për shumë punë Arben Vitinë, por sipas tij Lëvizja Vetëvendosje duhet të humb në Prishtinë sepse e kanë qeverisur tetë vjet Komunën e Prishtinës.
Sipas analistëve në Pressing është thënë se favorit për rundin e parë është Arben Vitia për garën e Prishtinës.
Leonard Kërquki, udhëheqësi i emisionit Pressing, ka treguar disa statistika për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Ai ka theksuar se në disa sondazhe favorizohet Uran Ismaili për të hyrë në balotazh në Prishtinë.
Gjithashtu, edhe analistët e tjerë janë pajtuar me faktin se fushatën me kreative dhe interesante e ka pasur Uran Ismaili.
Albert Krasniqi është hulumtues dhe aktivist i shoqërisë civile në Kosovë, ka thënë se Uran Ismaili do të performojë më së miri nga të gjithë kandidatët e PDK-së ndonjëherë në Prishtinë.