Dje, Epilogu kishte publikuar një artikull me dokumente nga shteti gjenocidal i Serbisë ku pretendohej se “Sipas fletarresteve serbe, Hashim Thaçi, Kadri Veseli bashkë me bashkëluftëtarë të tjerë përgjatë viteve 1992/1993 kanë sulmuar milicinë e Serbisë që malltretonin shqiptarët” https://epilogu.com/milicet-qe-malltretonin-shqiptaret-ne-1993-u-sulmuan-nga-thaci-veseli-e-nura-u-plagosen-3-milice/?fbclid=IwAR23kZiI9hQ1GNGpDSO2wn6EiSWsMby_-uRSgbt4mfOnSN5rb__YyCwRexQ
Pikërisht në këtë artikull ka ardhur edhe një koment eskalues nga një aktivist i Vetëvendosjes me emrin Sali Kryeziu i cili ka akuzuar shumë rëndë krerët e UÇK-së Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
Sipas ata duhet të dërgohen nga Haga në Serbi dhe duhet të rjepen sepse janë fëlliqësira. Ai ka shkuar më tej ku ka kërkuar që “klani i tyre të dëbohet komplet nga shteti”.
Fyerje të tilla kemi hasur shpesh nga aktivistët e Vetëvendosjes. Në të kaluarën një aktivist i Vetëvendosjes nga diaspora kishte fyer një invalid të UÇK-së duke u lutur që gjithë jetën ta kaloi në atë karrocë.