Analisti politik, Xhevdet Pozhari, ka kritikuar ashpër disa gazetarë, që kanë raportuar mbrëmë për emërimin e bashkëshortes së tij në krye të bordit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Pejës, “Haxhi Zeka”.LEXO EDHE:Bashkëshortja e tij, Emine Abdyli Pozhari u emërua në postin nga fjalë nga MASHT-i, ndërsa shumë opozitarë kritikuan VV-në, duke thënë se po emëron njerëz që po e mbështesin partinë në pushtet, përcjell GazetaBlic.Megjithatë, Pozhari, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se bashkëshortja e tij punon tash e dhjetë vite si ligjëruese në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ka thënë se përkundër etiketave, nuk do të bëhet kurrë analist i VV-së, por e rëndësishme, siç ka shkruar ai, nuk do të bëhet kurrë si disa, “zagar i PDK-së”.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Falemnderojë miqtë për urimet e punësimit të bashkëshortes time! Por, më duhet t’iu njoftoj se ajo më shumë se një dekadë është e punësuar si ligjëruese në Universitetin e Prishtinës (para se VV të merr pjesë në zgjedhje), ndërsa tash e 4 vite është e doktoruar në drejtimin jurdiko-penal si gruaja e parë në këtë drejtim në Fakultetin Juridik të Universitetit ‘Hasan Prishtina’.
Për kureshtarët, ajo tashmë ka filluar edhe përgatitjet e post-doktoratës.
Andaj, ndjej veç mëshirë se në çfarë derexhe kanë ra disa mercenarë që gabimisht quhen gazetarë.
20 vite përkushtim ndaj studimeve dhe shkencës dhe t’i reduktohen në fjalinë ‘bashkëshortja e analistit’, flet shumë për mjerimin ku kanë rënë ata që nuk e kanë kuptuar se shtylla e një shoqërie të shëndoshë janë gratë e arsimuara.
E, ata që më quajnë ‘analist i VV-së’ mburrem që nuk jam dhe nuk do të bëhem kurrë si ju – zagar i PDK-së.