Bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi, ka ofenduar rëndë veteranin Faik Fazliun, i cili u arrestua sot nga policia pasi thanë se i kishte kanosur zyrtarët policorë.
Krasniqi, ka ofenduar rëndë Fazliu, duke quajtur ‘’kurvar’’ të kafeneve të natës.
“Kurvëria nëpër kafehane të natës nuk mbulohet me logon e UÇK-së! Veteran je në shpi e në publik kurse kur hyn kafehaneve të natës je kurvar dhe trajtohesh si i tillë”, ka shkruar ai në një koment, shkruan gazeta metro.
Fazliu u arrestua në një kafiteri në Prizren, pasi u tha se kishte kanosur zyrtarin policor. Ai mohoi se ka kanosur dikë, duke thënë se as nuk e kishte shikuar.
Derisa shtoi ishte ai që u kërcënua nga eprori I Policisë në Prizren, i cili i kishte thënë ‘’cka hamomi po lyp në Prizren’’.
Fazliu është liruar pas arrestimit, anipse mbrëmë prokurori kishte urdhëruar masën e ndalimit prej 48-orësh.
Ndërsa, Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur një hetim preliminar ndaj zyrtarëve policorë, në rastin e arrestimit të ish-kreut të OVL UÇK-së, Faik Fazliu.