Epilogu

Eskalon debati: Faton Klinaku kërcënon fizikisht Vehbi Kajtazin

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka “kërcënuar” fizikisht në debat gazetarin Vehbi Kajtazi ku i ka kërkuar që të mos flasë rreth një çështje të Gjykatës Speciale, shkruan Gazeta Metro.

Në debatin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit të udhëhequr nga Ermal Panduri, nga ndodhur një përplasje verbale në mes dy të ftuarve ku për pak ka mundur të përfundojë në përleshje fizike.

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka “kërcënuar” fizikisht në debat gazetarin Vehbi Kajtazi, derisa ky i fundit fliste rreth një çështje që lidhet me Gjykatën Speciale.

“Mos fol, mos fol po të tham. Argati i Serbisë nuk guxon me fol”, ka thënë Klinaku derisa është ngritur edhe në këmbë.

Situata është tensionuar pas ndërhyrjes së moderatorit Panduri. /gazetametro.net

Exit mobile version