“Eskalon Milaim Zeka”: Haki Abazi është koronavirusi i Kosovës
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ju ka bërë cilësime interesante zëvendëskryeministrit në largim, Haki Abazi dhe Ushtruesit të Detyrës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
I ftuar gjatë ditës së djeshme në emisionin Info Magazinë, Zeka ka thënë se në qeverinë e Kosovës janë dy supermena, përcjell Gazeta Insajderi.
Sipas ish-deputetit, Abazi është koronavirus ndërsa Sveçlën e ka quajtur supermen.
“Nëpër sheshet e Kosovës duke i mat hapësirat me metra me centimetra katravella edhe Shaban arusha e dinë që këta janë aktivista të Lëvizjes Vetëvendosje, në një kohë pandemie kur shkojën edhe bujqit arrestohen pse prashitin kollomoq kur dënohen punëtorët e thjeshtë duke shkuar me ble bukë në furrë e ty po të dalin 400 vetë ku drejtori i policisë po thotë nuk i kemi shikuar numrat e letërnjoftimit, Xhelal Sveçla supermeni, se dy supremen i ka qeveria e Kosovës, një koronavirus që është Haki Abazi edhe dhe ky supermeni tjetër që është Xhelal Sveçla”, ka thënë Zeka. /Insajderi.org