fbpx
Lajme

Eskalon MPJ ruse, akuzojnë rëndë sekretaren Ollbrajt dhe Hashim Thaçin

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka vazhduar me propagandë edhe në reagimin për vdekjen e ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madalaine Albright, raporton Express

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se Albright, ishte ideatore e bombardimeve ndaj Beogradit për shkak të Kosovës.

Ajo është ankuar “pse ndaj saj s’pati sanksione”. Në këtë reagim, Zakharova ka akuzuar edhe ish-presidentin Hashim Thaçi.

“Madeleine Albright, Sekretarja amerikane e Shtetit, është ideatore e bombardimit të Beogradit. Ajo vdiq një ditë para 23-vjetorit të arritjeve të saj në Ballkan. Me çka ishte sanksionuar Maeleine Albright? Asgjë. Një monument për vrasjen e serbëve është ngritur në Kosovë. Në ceremoninë hapëse ishte edhe ‘presidenti’ i Kosovës, Hashim Thaçi, komandant i të ashtuquajturës Ushtria Çlirimtare e Kosovës, që kishte tregtuar organe të serbëve të vrarë prej amerikanëve”, ka thënë Zakharova.

Ndryshe, Albright ka vdekur dje në moshën 84-vjeçare./Express

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close