Gani Geci kishte akuzuar shumëkënd për këtë atentat. Por bazuar në të gjeturat e EULEX-it duket se asnjë prej liderëve të UÇK-së nuk ishte i përfshirë në këtë rast. Sipas një dokumenti që e ka siguruar Botapress, EULEX, personi i identifikuar për atentatin e 19 tetorit të vitit 2001, është Agron Sylejmani.
EULEX ka pushuar hetimet për zbardhjen e kësaj vrasje të dyfishtë dhe plagosje. Këtë e konfirmuan dokumentet e nxjerrura nga botasot në vitin 2016.
Personi tjetër i dyshuar mendohet të jetë Ruzhdi Shaqiri!
Pesëmbëdhjetë vjet pas atentatit të 19 tetor të vitit 2001, zbulohet se kush e ka kryer këtë atentat ndaj Gani Gecit i cili u plagos dhe ndaj Bekim Kastratit gazetar i gazetës “Bota Sot” dhe dhe Besim Dajakut, pjestar i Sigurisë së Presidentit Rugova të cilët u vranë në këtë atentat. Sipas konkludimit të hetuesve të EULEX-it këtë vepër të ndyrë e ka kryer Agron Sylejmani, i ndihmuar nga Ruzhdi Shaqiri, që të dy të vrarë.
Sipas një dokumenti të EULEX-it të cilin e ka siguruar Botapress, del se dorasi i atentatit të 19 tetorit të vitit 2001 është Agron Sylejmani, por mendohet se ai këtë atentat e kreu me ndihmën e Ruzhdi Shaqirit.
Agron Sylejmani së bashku me Shkumbin Mehmetin në vitin 2004 kanë vrarë edhe një polic të Kosovës dhe një policë të UNMIK-ut dhe në shkëmbim armëzjarri me policinë është vrarë nga policia me këtë rast është plagosur Shkumbin Mehmeti dhe gjendet në burg i dënuar me 30 (tridhjetë ) vjet, ndërkaq Agron Sylejmani është vrarë.
Ndërkaq edhe Ruzhdi Shaqiri u vra në gusht të vitit 2014.
Sipas prokurorisë së EULEX-it , Agron Sylejmani dhe të tjerë të panjohur kanë vrarë Bekim Kastratin, Besim Dajakun dhe kanë plagosur rëndë Gani Gecin.
Prokurori i EULEX-it Robert Kucharski i ka dërguar një shkresë zyrtare z.Hajriz Kastratit, babait të Bekim Kastratit të vrarë, me atë cilës shkresë e njofton se Prokuroria Speciale ka pushuar hetimet për këtë rast duke konstatuar se personi i identifikuar si doras, Agron Sylejmani ka vdekur.
Prokurori i EULEX-it në shkresën që e ka siguruar Botapres, i bën një përshkrim të biografisë së Agron Sulejmanit .