fbpx
Lajme

Eurodeputetja kritikon Kurtin: Ktheju Kushtetutës, s’mund t’ua caktosh njerëzve edhe orën kur mund të dalin

Eurodeptuetja gjermane dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon Taubadel, po përcjellë në mënyrë aktive zhvillimet në Kosovë.

Përmes një reagimi në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, von Cramon i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që për masat kufizuese që vendos për pandeminë COVID-19 duhet t’i kthehet bazës së Kushtetutës, pasi siç thotë ajo s’mund t’ua kufizosh njerëzve orën kur mund të dalin lëvizin jashtë.

“Rregullat e kufizimit të lëvizjes duhet të jenë në pajtueshmëri me rregullat e Kushtetutës së Kosovës. Rregullat që kriojojnë më shumë konfusion dhe që s’janë në pajtim me Kushtetutën mund të shkaktojnë më shumë dëm. Shtetet tjera kanë caktuar kohën që mund të shpenzosh jashtë, por jo edhe orën se kur mund të dalësh jashtë. Qeveria duhet të kthehet prapa tek bazat kushtetuese”, ka shkruar eurodeputetja gjermane.

Ky reagim i eurodeptuetes gjermane vjen pas hyrjes në fuqi të masave të reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës që kufizojnë lëvizjen e qytetarëve në orë të caktuara sipas numrit të parafundit të numrit personal të letërnjoftimit.

Në Kosovë një masë e tillë është cilësuar si kundërkushtetuese përsëri, meqë është kufizim edhe më i madh i lëzivjes së njerëzve, dhe ngjason me vendimin paraprak që Gjykata Kushtetuese e shpalli si antikushtetues.

Lidhur me këtë çështje në konferencë për media është pyetur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, megjithatë ka thënë se nuk është pjesë e Kushtetueses që ta dijë nëse vendimi është anti-kushtetues.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close