fbpx
Teknologji

Facebook Messenger Rooms në dispozicion për një pjesë të përdoruesve, javën e ardhshme për të gjithë

Pas pritjes së gjatë, së paku për një pjesë të përdoruesve, tani Facebook Messenger Room është në dispozicion.

Mark Zukcerberg ka bërë të ditur se Messenger Rooms, që është kundërpërgjigjja për Zoom, është lëshuar në përdorim për Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, ndërsa gjatë javës që vjen është në dispozicion për të gjithë në tërë botën.

Kur u paralajmërua për herë të parë para dy muajsh, për këtë aplikacion vetëm është thënë se do të vijë së shpejti, ndërsa nuk thuhej data se kur do të ndodhte.

Duket se Facebook nuk ka pasur asgjë gati, por ka angazhuar inxhinierët që të punojnë me shumë përkushtim, që ta krijojnë këtë produkt, që po konsiderohet si më i kërkuari në këtë kohë me pandemi.

Messenger Room funksionon njëjtë si Zoom, ku nuk duhet pasur ndonjë llogari, por mjafton vetëm një URL, duke iu mundësuar përdoruesve që të lidhen me individë apo me grupe tjera, apo edhe mundësin e “të kaluarit pranë”, për një bisedë të shkurtër apo vetëm përshëndetje.

“Nuk keni nevojë që të para caktoni kohën, sikur në aplikacionet tjera për telekonferenca, në këtë platformë gjithçka është praktike dhe për të bërë qejf”, ka thënë Zuckerberg.

Deri në 50 persona mund të kyçen ne një bashkëbisedim, ndërsa është falas dhe nuk ka ndonjë ndalesë së sa do të zgjatë biseda me tyre. 

Messenger Rooms is now available to everyone in the US, Canada and Mexico, and will be available to everyone globally…

Posted by Mark Zuckerberg on Thursday, May 14, 2020

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close