Epilogu

Fadil Hoxha – Surroit: Në luftë me Polluzhën u vranë njerëzit tanë, është plagosur Brajeviqi

Veton Surroi nëpërmjet shumë shkrimeve e ka dëshmuar frustrimin e tij me Rajonin e Drenicës dhe figurat emblematike të saj. Në artikullin e mëhershëm, sollëm bisedën mes Veton Surroit dhe Fadil Hoxhës, respektivisht këtij të fundit të botuar në librin e Veton Surroit, ku Shaban Polluzha quhej analfabet dhe shërbëtor i okupatorit. https://epilogu.com/biseda-surroi-fadil-hoxha-shaban-polluzha-ishte-analfabet-sherbetor-i-okupatorit-gradica-kriminel-lufte/

Poashtu, në këtë libër, Mehmet Gradica cilësohet kriminel i luftës, ndërsa luftëtarët e atdhetarit Adem Voca quheshin bandë.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë edhe disa pjesë nga ky libër, se si kishte provuar Fadil Hoxha t’i ndalë luftëtarët e Shaban Polluzhës në Podujevë.

“Morën një sërë masash ushtarake dhe politike se në rast të rezistencës për t’u nisur nuk do të lejohej assesi që “brigada” e Shaban Polluzhës të kthehej prapa në Drenicë. Nëse do të jetë e domosdoshme të bëhej luftë, atëherë ajo më mirë të bëhej në Llap, ku me siguri nuk do të kishin përkrahjen e tillë që do ta kishin në Drenicë, në mënyrë që të pamundësojmë gjakderdhjen. Me qëllim të bllokonim shpejtë terrenin e Podujevës dhe ta çarmatosnim Shaban Polluzhën dhe njerëzit e tij, po qe se heqin dorë nga shkuarja në front, dërguam Brigadën e Pestë të Kosovës dhe dy Brigada të Divizionit të 46-të serb”.

“Divizionit të 46-të serb, i cili mbulonte terrenin e Mitrovicës së Kosovës, iu urdhërua që ta rrethonte bandën e Adem Vocës dhe ta çarmatoste, sepse gjatë ditës edhe ata refuzuan të binden dhe u kthyen për Mitrovicë para njësive të Shaban Polluzhës për në Drenicë. Luftimet me ato banda ishin shumë të ashpra, posaçërisht me njësitë e Shaban Polluzhës nëpër Drenicë, të cilat kanë pasur përkrahjen e shumë fshatrave të Drenicës. Në luftë u vranë shumë njerëz tanë. Eshtë plagosur P. Brajeviqi”

Exit mobile version