Fakulteti i Mjekësisë ka bërë një njoftim të çuditshëm sot në faqen e saj. Ky Fakultet ka njoftuar se shtynë afatin e provimeve të janarit, për shkak të sulmeve të Iranit në bazat amerikane.
“Njoftohen studentët e Fakultetit të Mjekësisë të Studimeve të Integruara Themelore, Bachelor dhe Master, se pas sulmeve të Iranit mbi bazat ushtarake amerikane në Irak, dekanati ka marrë vendim që afati i janarit të shtyhet deri në një afat të caktuar”, thuhet në njoftim, shkruan Reporteri.net.
Por ky njoftim më pas është shlyer nga faqja e Fakultetit.
Reporteri.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga Fakulteti i Mjekësisë por nuk janë përgjigjur në telefon.
Kontakti ka qenë i pamundshëm edhe me rektorin e UP-së, Marjan Dema, për të marrë një sqarim rreth njoftimit në fjalë. /Reporteri.net/.