Dje është arrestuar Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës.
Shkëlzen Berisha (djali i Sali Berishës) dhe kunati i Jamarbër Malltezi, ‘mjedisori’ me 19 kulla, po hetohen nga SPAK për pastrim parash, sipas mediumit prapaskena.
Hetimet zhvllohen në kuadër të procedimeve penale për Gërdecin, ku Shkëlzeni del si pronar faktik, si dhe për grabitjen e pasurisë publike ish Klubit Partizani, kaluar në pronësi të Jamarbrit nga vjehrri i tij nga Sali Berisha, në bashkëpunim me Genc Rulin, Arben Imamin, Ridvan Bode dhe Xhemal Gjunkshin.
Ndoshta kjo është arsyeja se pse Sali Berisha sulmon çdo ditë SPAK-un, madje edhe më egërsisht kur SPAK arreston ndonjë ish ministër apo drejtor të Edi Ramës.
Personat nën hetim kanë kërkuar një favor modest nga BKH-ja dhe SPAK: Të pyeten natën, të futen dhe të dalin natën nga dera e SPAK larg syrit të mediave. Dhe kjo kërkesë duket se është pranuar.
Prapaskena mëson se dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi është marrë në pyetje disa orë në SPAK gjatë natës, se si i griti 19 kulla me vetëm 39 mijë euro para të ligjshme, në pronën shtetërore që i dha vjehrri.
Dhëndri, të cilit i ‘hollohet zëri’ sa herë SPAK kryren veprimin hetimor të radhës, është marrë në pyetje disa ditë më parë.
Dhëndri kishte dalë nga SPAK në orët e para të mëngjesit, sikur po dilte nga një sallë operacioni, kur ishte marrë në pyetje.
Sipas burimeve, në pyetje për pastrim parash është marrë edhe Shkëlzen Berisha, e cili ndryshe nga hera e parë kur tregoi habi para mediave se pse e kishin thirrur, këtë herë ka shkuar natën.
Prapaskena mëson se në pyetje janë marrë, gjithashtu në orët e vona të natës, dy persona që dyshohet se mbulojnë një nga linjat e pastrimit të parave të Shkëlzen Berishën, me Tv Syrin dhe Syrin.net.
Bëhet fjalë për Gazmir Spahija dhe Çim Peka. Gazetari Çim Peka është pronar me letra i televizionit të Familjes Berisha.
Si administrator, Shkëlzen Berisha, ka caktuar të besuarin e tij, Gazmir Spahija, të cilin më parë Shkëlzeni e kishte caktuar drejtor Tatimesh kur në pushtet ishte Sali Berisha, deri në vitin 2013.
Gazmir Spahija është skeduar si një ish zyrtar që poseden një pasuri me vlerë qindra mijarë euro, apartamente pranë Gardës tek Liqeni, makina luksoze, biznese etj., me para të pajustifikuara me burime të ligjshme.
Spahia dyshohet për afera miliona euro kur ishte drejtor i Shkëlzenit në Tatime, është marrë një herë i pandehur për shpërdorim detyre, por shpëtoj në 2015 nga një gjyqtar i PD-së.
Gazmir Spahija dyshohet se kamuflon edhe disa pasuri të Shkëlzen Berishës si dhe qarkullon paratë e tij.
Duket e çuditshme se si BKH-së, SPAK-ut, krimit ekonomik, Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave etj., nuk u ka rënë në sy pasuria përrrallore në raport me të ardhurat e ligjshme të Gaz Spahisë.
Gaz Spahija është shefi i Çim Pekës, edhe pse Peka është pronari në letra i TV Syrit, me 800 USD rrogë në muaj.
Kështu i ka ndarë rolet Shkëlzeni.
Prapaskena ka dëshmi dhe provava se si tek TV Syri ndahen çdo muaj deri në 70 % e pagave cash në të zezë.
Vetë pronari Çim Peka, Adi Krasta, Andi Bejtja, Sonila Meço etj., paguhen me paga qesharake të deklaruara, thua se punojnë në rrobaqepësi.
Gjithashtu, nuk ka fatura dhe burim të ligjshëm parash për shpenzimet për blerjen e pajisjeve të televizionit.
Faktet sugjerojnë se Syri Tv është një skenë krimi.
Në historinë e Syri Tv është përfshirë edhe Vesho Mallisti, një ish zyrtar i korruptuar i PD-së, edhe ky me pagë 300 USD, por me televizion dhomë e kuzhinë, radio, portal periferik, vilë në Palasë, shtëpi në Gjirin e Lalzit etj.
Po si del në pah Vedho mallisti tek Syri TV?
Po i marrim faktet me radhë.
Syri TV është emri tregtar i kompanisë 3 DS & AF Entertainment, me nipt L71821001T, themeluar në qershor të vitit 2017, me objekt aktivitet në fushën e medias dhe televizionit. Pronarë të 3 DS & AF Entertainment deri në vitin 2019 rezulojnë Donald, Erjona, Arledia, David, Daisy dhe Deon Shena.
Në maj të vitit 2019, kompania 3 DS & AF Entertainment (Syri TV), blihet për 100 mijë lekë nga organizata jofitimprurese Qendra për Informim të Halur, me nipt: L71603456N.
Sipas dokumenteve, kjo organizatë jofitimprurese është themeluar nga Çim Peka, i cili është edhe drejtor ekzekutiv.
Në letrat e blerjes së kompanisë, anëtarë të Bordit Drejtues të organizatës figurojnë Çim Peka, Andi Bejtja, Artan Hoxha, Lutfi Dervishi, Sokol Shameti, Bledi Kasmi, Klodian Tomorri, Brikena Kasmi dhe Armela Kromici. Me shumë gjasa shumica prej tyre mund të mos jenë më pjesë e këtij bordi dhe organizata është thjeshtë një fantazmë për të mbuluar Syrin.
Pas blerjes, Çim Peka bëhet administrator i Syri Tv, konkretisht në 3 maj 2019. Disa muaj më pas, në 29 tetor 2019, Peka largohet si administrator dhe në vend të tij emërohet Gazmir Spahija, ish drejtor i Tatimeve gjatë qeverisjes Berisha.
Kompania 3 DS & AF Entertainment (Syri TV), ka në pronësi edhe dy kompani të tjera TIRANA TV (Ish “TV 2000”), me nipt
K21602004F dhe Emi Media Group (ish “G.M.RADIO”) me nipt L01510002C.
Kompania Emi Media Group (ish “G.M.RADIO”) është themeluar në vitin 2010 me pronare Greta Koçi. Kjo e fundit ia shet Xhuvi Sharxhit në vitin 2013.
Në vitin 2015, Vesho Mallisti ia blen radion Xhuvi Sharxhit për 100 mijë lekë, një lëvizje që ngre dyshime të forta për pastrim parash.
Vesho i ndryshon emerin kompanisë nga G.M.RADIO në Emi Media Group. Edhe emrin tregtar ia ndrysho nga Greta Music Radion në Best Radio.
Në dhjetor 2017, Veshoja ia shet radion kompanisë 3 DS & AF Entertainment, pra syrit të Shkëlzenit. Ka dyshime se shitja është deklaruar në shifra qesharake për shkak të mosjutifikimit të parave. https://prapaskena.com/2023/08/31/dhendri-shkelzeni-gaz-spahija-dhe-cim-peka-u-futen-naten-ne-deren-e-spak-hetimet-per-pastrim-parash-ne-skene-edhe-vesho-mallisti-fakte-dhe-rrethana/