Epilogu

Familja Katuçi: Marty kishte tentuar të hidhte eshtra në “Shtëpinë e Verdhë”

Familja Katuçi në Gurrë të Matit të ngrejë supet teksa dëgjon të ripërsëriten akuzat ndaj shtëpisë së tyre, se është përdorur si qendër për grumbullimin e robërve serbë dhe heqjen e organeve të tyre. Në vitin 2010 kjo familje kishte reaguar ndaj raportit të Dick Martyt e cila tani edhe pas 12 vitesh nuk është gjetur asnjë provë dhe nuk ka asnjë akuzë as nga Gjykata Speciale për këtë gënjeshtër monstruoze të Dick Martyt.

Ja reagimi i familjes atëkohë:

News24 arriti të sigurojë reagimin e familjes së Abdulla Katuçit, pas publikimit të raportit të raportuesit të KE-sw, Dick Marty, i cili thekson se zotëron prova që dëshmojnë se banesa e tyre, e njohur si Shtëpia e Verdhë ka shërbyer si vendi ku UÇK kryente transplantim organesh të robërve serbë.

Abdulla Katuçi pretendon se gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Verdhë, dy vite më parë, Dick Marty tentoi të hidhte eshtra në banesë, ndërsa kërkon nga shteti që të padisë raportuesin e KE-sw dhe ish kryeprokuroren e Hagës. Katuçi hedh poshtë çdo akuzë të raportit sikurse mohon pretendimet se Lulëzim Basha ka shkelur në shtëpinë e tij.

“Makinat kishin kocka të vdekurish që donin të mi linin në shtëpi. Por ne i ndaluam ato se ndryshe do mi kishin hedhur brenda. Kemi shtatë vjet që bezdisemi nga akuzat që na bëhen. Na është bërë një e padrejtë që nuk dimë se ku të zgjidhim. Unë nuk di të ketë qenë këtu Lulëzim Basha, unë nuk e njoh vetëm në televizor e kam parë”, shpjegon Abdulla Katuçi.

Banorët shprehen të bindur se nuk kanë parë asnjë ushtar apo civil serb të kapur rob, ndërsa pohojnë se dy vite më parë, një ekip investiguesish të huaj ka kontrolluar çdo cep të kullës dykatëshe në pronësi të tyre. Sipas familjes Katuçi, gjithçka që rezultoi pas këtyre kontrolleve rrëzon akuzat e Dick Martyt sikurse rrëzoi ato të ish kryeprokurores Carla Del Ponte, në kohën e botimit të librit të saj Gjuetia. /BalkanWeb/

Exit mobile version