Emri i Mrika Limani-Myrtajt si nënkryetare e Lëvizjes Vetëvendosje u prit me befasi, pasi ajo njihej shumë pak nga strukturat e LVV-së.
Pas zgjedhjes së organeve të reja drejtuese të partisë së kryeministrit Albin Kurti, debati po vazhdon edhe më tutje, pasi që emrat e deridjeshëm u eliminuan pa asnjë sqarim, kurse të rinjtë u ngjitën në skenë. Të njëjtit po vlerësohen se nuk kanë dhënë ndonjë kontribut me peshë në LVV, kurse të përjashtuarit janë ata që për më shumë se 15 vjet ishin konsistentë në betejën e tyre për ta sjellë Kurtin në pushtet.
Nga drejtimi i partisë u përjashtuan Liburn Aliu, Salih Zyba, Hydajet Hyseni, Gani Krasniqi, Avni Dehari dhe shumë deputetë të LVV-së që rrugëtuan me Kurtin, që u rrahën dhe u arrestuan për “kauzën e pushtetit”. Në anën tjetër, në krye të partisë u pozicionuan Elvis Hoxha, Boiken Abazi, Dejona Mihali, Arbër Zaimi, por edhe Mrika Limani Myrtaj, emër anonim deri në ditën e zgjedhjes si e dyta e partisë, shkruan Demokracia.com.
Megjithatë, kjo e fundit po del të jetë e njohur mirë për Kurtin.
Demokracia.com ka mësuar se Mrika Limani Myrtaj është mbesa e motrës së Fadil Hoxhës, Myrvete Hoxha-Limanit, e cila si familje ishte kuadër komunist i ish-Jugosllavisë, sistem që sundoi gjatë në Kosovë duke sjellë shumë vuajtje e dhimbje për popullin shqiptar.
Për gjyshen e Mrika Limani Myrtajt, Myvete Hoxha – Limani, kishte shkruar një kolumne edhe motra e Mrikës, Lura Limani.
“Gjatë gjithë kësaj kohe, Myrvetja ishte anëtare aktive e komiteteve dhe sekretariateve të ndryshme partiake në Gjakovë, Prizren e Prishtinë. Për shkak të aktivizimit të theksuar, u emërua anëtare e Kryesisë Krahinore të Lidhjes Socialiste të Popullit Punonjës (LSPP). Ndërmjet viteve 1974 dhe 1986 ishte drejtoreshë e të gjitha enteve parashkollore në Prishtinë, ku u angazhua aktivisht për zgjerimin e numrit të kopshteve dhe përmirësimin e gjendjes së objekteve nën mbikëqyrjen e saj”, shkruan Lura Limani, ndër tjerash për gjyshen e saj në kolumnen e botuar në vitin e kaluar në Kosovotwopointzero.
Se Mrika dhe Lura janë motra konfirmohet edhe nga postimet e tyre në rrjetet sociale.
Mrika Limani Myrtaj me zgjedhjen e saj nënkryetare e dytë e LVV-së ia ka zënë vendin Fatmire Mulhaxhës – Kollçakut.
Mrika Limani Myrtaj ditë më parë ishte rehatuar nga pushteti i Kurtit edhe në Institutin e Historisë si bashkëpunëtore shkencore.
Demokracia.com kishte raportuar ekskluzivisht sesi për ta sistemuar Mrika Limanin, e cila për mentor kishte Bujar Dugollin nё Universitetin e Prishtinёs ishte eliminuar edhe ish-diplomati Blerim Canaj, i cili studimet i kishte filluar nё Universitetin e Prishtinёs, pёr t’i vazhduar pastaj ato nё Universitetin Karl Franzens tё Grazit në drejtimet filologji e histori. Me pas, gradёn e magjistrit, Canaj e kishte marrё nё Universitetin e Salzburgut nё drejtimin filologji dhe histori, ndёrsa atё tё doktorit tё historisë bashkëkohore nga Universiteti i Vjenës, mё konkretisht i doktoruar te shkencёtari dhe profesori i vlerёsuar botëror Oliver Jens Schmitt.
Limani-Myrtaj ka qenë edhe pjesë e mёsimdhёnies nё shkollёn politike tё Lёvizjes Vetëvendosje.
Në episodin e parë të emisionit n’Demos, u diskutua për shërbimin shtetëror jugosllav në Kosovë gjatë viteve 1945-1999, ku i ftuar ishte Sherif Krasniqi.
Përgjatë emisionit është folur edhe për shqiptarët të cilët kishin përgjegjësi të lartë në sigurimin e brendshëm jugosllav, ku Krasniqi tha se deri në vitin 1966, rreth 13% e të punësuarve kanë qenë shqiptarë, shkruan GazetaDemos.
“Deri në vitin 1966, me ramjen e klikës Rankoviçiste, kanë qenë rreth 13% e totalit të të punësuarve në punët e brendshme në Kosovë, kanë qenë shqiptarë. Me ramjen e Rankoviçit, u bo ni kthesë e madhe, si në rrjedhat shoqërore në përgjithësi në Kosovë, në jetën politike, shoqërore, ekonomike, ashtu edhe në organet e punëve të brendshme”, deklaroi ai.
Ndërkaq, Krasniqi tha se një nga figurat me përgjegjësinë më të lartë ishte Xhevdet Hamza.
“Për herë të parë në Kosovë vjen Xhevdet Hamza, i cili ishte sekretar i sekretariatit”, u shpreh ai.
Tutje, i pyetur se si qëndronin raportet e tij me Hamzën, Krasniqi bëri të ditur se në atë kohë derisa punonte në Pejë, hierarkia nuk e lejonte që si një operativist i organit komunal, të koordinonte punët me sekretarin. Agon Hamza Këshilltar i jashtëm politik i Kryeministrit Albin Kurti është nipi i Xhevdet Hamzës. /GazetaDemos/
Shpërndaje:
/Demokracia.com/