Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka emëruar si këshilltar politik Rabit Konjufcën, që çuditërisht del të jetë i afërt, shumë i afërt, tepër i afërt me Glauk Konjufcën – kryetarin e Kuvendit.
Konjufcës i punon edhe babai në Kuvend, por prej tash e tutje duket se edhe Rabiti – të cilin merret vesh se e ka axhë – do ta ketë pranë, pasi ky i fundit do të punojë në ministrinë e Mbrojtjes.
Nga kjo mund të kuptohet se Rabiti do të jetë pranë një familjari tjetër të Glaukut, Albin Kurtit – që do të ketë pozitë ne kryeministrit.
Albin Kurti ka lidhje familjare me Glauk Konjufcën.”Baba i nanës të babës së Glaukut, e ka djalë të axhës babën e babës të burrit të çikës tezës tem” – kishte shpjeguar z. Kurti para elektoratit, përcjell Periskopi.
Kjo nënkupton se edhe baba i nanës së axhës së Glaukut, pra Rabiti, e ka djalë të axhës, babën e babës së burrit të çikës së tezes së Albinit.
Ndryshe, edhe Arben Vitia ka emëruar një familjar të një deputeti të VV-së si këshilltar politik. Bëhet fjalë për Naim Ukën, të vëllain e Fitim Ukës. /Periskopi/