Epilogu

Faqja e VV-së e cila merret me fake news e godet Bekim Jasharin: Ky njeri ka rrëshqit shumë

Faqja e Vetëvendosjes “Ledion Media” e ka goditur edhe kryetarin e Skenderajt z. Bekim Jashari. Ata kanë publikuar një video me një përshkrim se “Bekim Jashari ka rrëshqitur me të madhe”. Bekim Jashari në atë video flet edhe për zgjedhjet, ku ai shprehet se Vetëvendosje i fitojë zgjedhjet, por nuk diti t’i menaxhojë ato dhe askush s’i ka faj për këtë.

Gjithashtu, kjo faqe edhe nga ekspertët është identifikuar si faqe që merret ne Fakew News. Faqja “Ledion Media” është identifikuar nga FactCheckerKS si faqe propaganduese, që krijon dhe shpërndan FAKE NEWS!Faqja “Ledion Media” para 6 orëve ka postuar një video montazh, ku intervista e Granit N Gashit- zëvendës kryesuesit i Kuvendit Komunal te Graqanices, dhënë për Arbresh.info editohet- zëvendësohet FOTO-baneri “LIRIA KA EMËR” me “HAJNIA KA EMËR”!Kjo faqe, e administruar nga Mbretëria e Bashkuar, nuk kursen “askënd” me qellim te arritjes se qëllimit të vetëm dezinfomimin me prapavijë politike.#FactCheckerKS

Exit mobile version