fbpx
Lajme

Fatbardh Rexha pritet në shtëpi nga vëllau i Kadri Veselit

Kandidat i PDK-së për deputet, Fatbardh Rexha është pritur sot në shtëpi nga vëllau i Kadri Veseli, Ismeti.

Familjet Rexha dhe Veseli kanë lidhje të afërta miqësie familjare ndër vite. Doktori i PDK-së ka thënë se vëllau i Kadriut qëndron i fortë, ashtu siç qëndruan gjithmonë Thaçi e Veseli.

“Pasditen e kalova tek vëllau i Kadri Veselit, Ismeti, njeriu i urt që mbi supet e tij qëndron krenaria dhe kujtimet për kohët e lavdishme të UÇK-së dhe dhimbjet për padrejtësit ndaj krerëve të organizimit më të lavdishëm në historin e popullit tonë, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Axha Ismet Veseli qëndron i fortë siç qëndruan gjithmon, Kadri Veseli me Hashim Thaçi dhe shokët e idealit”, shkruan Rexha në njoftim.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close