fbpx
Lajme

Fatos Klosi: Kisha bindjen se filozofia e Rugovës i pëlqente Serbisë, me fillimin e luftës doli nga loja

Fatos Klosi, ish shef i SHIK-ut në Shqipëri, në një intervistë për Ora News iu kishte përgjigjur akuzave të ish kryeministrit të Kosovës dhe  kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Ai në intervistën e tij kishte saktësuar para disa vitesh se Shqipëria në kohën kur ai drejtonte Shërbimin Informativ, bashkëpunonte me shumë vende perëndimore, por kurrë me Serbinë dhe vendet e lindjes.

“Unë nuk isha dakord me filozofinë e Rugovës, meqë e kisha parë se për shumë vite ajo filozofi nuk kishte çuar asgjëkundi gati gati kisha bindjen se ajo i pëlqente Serbisë. Prandaj ajo e kishte toleruar. Nuk ishte aq e thjeshtë të toleronte Serbia që paska president Kosova. Rugova këtë thoshte gjithmonë: Mos u ngusni e kemi qeverinë, ndërkohë që ajo qeveri nuk ishte efektive. Iu lanë vetëm shkollat pasi u kërkua me ngulm, dhe qe një aktivitet shumë i vogël dhe nuk përfaqësonte një autonomi reale. Me fillimin e luftës filozofia e Rugovës mori fund dhe doli nga loja Kur Millosheviçi që i detyruar të zbonte kosovarët, asnjëherë nuk kishte për të ndodhur kjo me Rugovën në krye, asnjëherë.  Opinionin i Rugovës nuk është marrë parasysh nga ndërkombëtarët.

“Asnjeri nuk e ka marrë parasysh opinionin e Rugovës se kur do ndodhnin bombardimet, se do bëhej Rambujeja dhe për Rambujenë e dinë shumë mirë se kush ka qenë opinionin i Rugovës. Absolutisht nuk është futur në llogaritë e ndërkombëtarëve filozofia e Rugovës, sepse ai doli nga loja. Me fillimin e luftës filozofia e tij mori fund dhe ai doli nga loja. Kaq e thjeshtë është, prandaj më vjen keq. Ky është opinionin im, mbase jam një pakicë, por nuk është e nevojshme që një kryeministër të përdorë një gjuhë të tillë”, tha Klosi për OraNews.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close