Epilogu

“Fazlliq pas kompanisë serbe që ka paguar ambasadorin, ai është nipi i ish shefit të UDB-së Stanishiç”

Gazetari Adil Behramaj ka shtruar disa pyetje rreth skandalit të fundit financiar ku është përfshirë miku i Kryeministrit aktual z. Albin Kurti, njëkohësisht ambasador i Kosovës në Kroaci.

Ai ka shkruar se;

Janë do çështje qenësore që duhet të sqarohen për skandalin ku është përfshirë ambasadori Martin Berishaj:

1. Është sekret publik që Damir Fazlliq qëndron pas kompanisë serbe, që është e faktuar se e ka paguar ambasadorin Martin Berishaj. Fazlliq është edhe nip i ish-shefit të UDB-së, Jovica Stanishiç. Ai thuhet se është bërë milioner nga paratë e UDB-së. Drejtor i Bordit Menaxhues të kësaj kompanie në Slloveni është pikërisht politikani i përfshirë në skandal me Berishajn, Robert Golob.Çështja: A është duke ndikuar politika serbe përmes parave të Fazlliqit në Lëvizjen Vetëvendosje?

2. A dështoi AKI-ja në verifikimin e ambasadorit Martin Berishaj, i cili tani është i dyshuar si pjesë e një rrjeti rajonal për shpëlarje parash?Edhe kur i është dhënë shtetësia, por edhe para se të bëhej ambasador, ky institucion e ka pasur për obligim ta verifikonte për t’ia lëshuar lejen e sigurisë, që më pas shteti t’ia besonte pozitën e ambasadorit.Çështja: Si është e mundur t’i lëshohet leja e sigurisë dhe ta kaloi verifikimin dikush që ka pranuar para nga kompania që është pronë e rrjetit të njerëzve të Damir Fazlliqit, nipit të ish-shefit të UDB-së?

3. Sipas informacioneve brenda komunitetit energjetik, viteve të fundit është rritur importimi i energjisë elektrike prej kompanive që përfliten me pronësi dhe aksione të Damir Fazlliqit.Le të bëhen publike kompanitë prej kujt është blerë energji më së shumti në dy vitet e fundit.Çështja: Pse u rrit importimi i energjisë prej degës së GEN-it në Serbi?

4. Edhe e fundit, a e di dikush saktë shtetas i sa vendeve të rajonit është Martin Berishaj dhe si arriti të bëhej përkthyes zyrtar i çdo delegacioni të krerëve të shteteve rajonale, para se të bëhej ambasador, sa herë që ata e vizitonin Slloveninë?Lum Kosova për këtë shtetas të devotshëm!

Exit mobile version