fbpx
Lajme

“Fehmi Lladrovci e Ramushi u plagosën kur shkuan për t’i ofruar ndihmë Rafet Ramës”

Ramiz Lladrovci kishte treguar disa detaje të pathëna për kalimin e kufirit bashkë me Heroin Luan Haradinaj i cili ishte vrarë gjashtë metra afër Ramiz Lladrovcit. Ai ka treguar në “PaRrotlla” se si shkoi rrugëtimi, sfidat dhe rreziqet me të cilat u ballafaquan pas vrasjes së tij. Gjatë kalimit të kufirit ishin; Luan Haradinaj, Ramush Haradinaj, Ramiz Lladrovci, Fehmi Lladrovci, Xhevë Lladrovci, Abedin Rexha, Gani Rama, Rafet Rama, Ilaz Kodra e Selim Krasniqi. Pesë prej tyre tanimë janë HERONJ të Kosovës.

Në atë hyrje nuk kemi qenë mirë të furnizum me municion, me thanë që i kemi pas ka 20 fishekë edhe ka 20 që i ka pas Ramushi na ka dhanë, pra me 40 fishekë kemi luftu përmi 40 minuta në një fushë krejt të hapur krejt i pa mbulum ka qenë, aty është plagosur Rafet Rama dhe unë i kam shku Rafetit në ndihmë, pastaj i ka shku Ramushi se unë u dashtë m’u tërheqë, i thash rri këtu se ishte mbramja e vinte t’u u terru edhe nuk t’lajmë këtu, ka shku Ramushi te Rafeti është plagosë, ka shku Feha (Fehmi Lladrovci) te Rafeti është plagosë, sepse atë drejtim zjarri e godiste një mitroloz i ushtrisë serbe, ishte pozion që e godiste, dhe ma vonë masi u vra Luani e kemi tërheq Luanin bashkë me Ramushin, e unë jam nis për te Rafeti e Rafeti vetëm ka shti me armë në tërhekje e sipër dhe unë kam shku shpejt dhe e kemi nxjerr edhe Rafetin, dhe është e vërtetë që Ramushi e ka mbajtë Luanin përmi 4 orë prej vendit ku na e kemi ba luftën deri në fshatin Vlahën, fshatin e parë, sepse muj me thanë ka qenë fizikisht shumë i përgaditur e ne s’kemi qenë fizikisht të përgaditur, por ne e kemi bartur – katër veta Rafetin në lese…“, kishte treguar Ramiz Lladrovci në emisionin Pa Rrotlla.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close