Futbollisti i Kombëtarës së Kosovës, Arbër Zeneli, i ka dhënë fund beqarisë.
Ai është fejuar sot me të dashurën e tij.
Vetë anësori i ekipit francez Reims e ka bërë të ditur nepëmjet një postimi në rrjetin social Instagram.
Arbëri me këtë rast ka marrë shumë urime nga bashkëlojtarët dhe tifozët e shumtë.
Zeneli është ndër lojtarët kryesor që ka udhëhequr Kosovën në Ligën e Kombeve.
Numri 10 i “Dardanëve” ka dhënë kontribut të madh edhe në rrugën e verdhë e kaltërve drejt kualifikimeve për në “EURO 2020”.
Arbër Zeneli u lëndua në ndeshjen ndaj Bullgarisë dhe pritët t’i mungojë Kosovës nga gjashtë deri në nëntë muaj.