Feraj i VV-së skandalizon: Ramushi s’po tregon pse nuk e vranë atë por vëllezërit e tij në luftë
Një ndër anëtarët e Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj, ka bërë një shkrim mjaft të çuditshëm në profilin e tij në Facebook e në të cilin sulmon opozitën e vendit.
Më specifikisht, ai është marrë me Ramush Haradinajn duke ngritur një spekulim të pakuptueshëm.
“Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër!” – ka thënë z. Feraj.
Haradinaj kishte qenë disa herë i rrezikuar me jetë gjatë kohës së luftës, ndërkohë që nuk ka vërtetësi as në deklaratën se ai është ankuar pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg.
Për më tepër, Haradinaj në shumë deklarata kishte sqaruar edhe rrethanat e vrasjes së vëllezërve të tij gjatë periudhës së luftës.
Statusi i plotë:
Edhe këtë javë:
– Opozita vazhdoi mbrojtjen e Serbisë si engjëlli i paqes në Ballkan kundër prishjes së imazhit të saj nga djalli Albin që po e paraqet si rrezik për paqen!
– Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër!
– Një javë më parë Vuçiqi u ankua pse e ka liruar Kurtin nga Burgu!
– SBASHK-u vazhdon të na “afrojë” me SHBA-në duke e afruar emrin “sindikatë” me kuptimin që ka në Amerikë!
– Tani për tani, lëvizja “sindikaliste” në Kosovë po kërkon dhe po merr mbështetje nga e ashtquajtura “e djathtë” e Kosovës!