Këshilltari i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e Marrëveshjeve me Shqipërinë, aktivisti Hysamedin Feraj, ka bërë një postim në të cilin ka sulmuar kritikët e shefit të tij.
Natyra e këtij postimi është sarkastike, por megjithatë pezmi duket të jetë shumë i madh.
“Nga ata që flasin si Grenelli, pra si Vuçiqi, për qenien e reduktuar në biologji, e thënshme është gjithë çka e lejon aparati anatomik i të folurit.”– është fjalia e thënë me seriozitet nga z. Feraj.
Ndërkohë, ai ka përdorur për të ndërtuar sulmin e tij takimin që do të kenë Kurti me Osmanin me Sekretarin Antony Blinken gjatë vizitës në ShBA.
Kujtojmë se Feraj ishte dënuar për gjuhë të urrejtjes dhe mosdurimit nga Federata Evropiane e Gazetarëve.
Statusi:
Mund të thuhet se:
1. Vjosa Osmani dhe Albin Kurti nuk janë në SHBA;
2. Albin Kurti nuk ka qenë në Shtëpinë e Bardhë herën e fundit;
3. Vjosa Osmani dhe Albin Kurti janë në SHBA, por për të vizituar objekte turistikë interesantë, si Sekretari Antony Blinken, dhe ndoshta ndonjë kuriozitet tjetër.
Nga ata që flasin si Grenelli, pra si Vuçiqi, për qenien e reduktuar në biologji, e thënshme është gjithë çka e lejon aparati anatomik i të folurit.
Për të tjerët ka pamundësues të tjerë të së thënshmes, si të pathënshmet logjike, ose metafizike, ose morale, etj.