Gazetari Blendi Fevziu ka dhënë disa detaje interesante sa i përket procesit gjyqësor në Gjykatën Speciale në televizionin Klan.
“Krerët e UÇK-së nuk janë në Hagë për akuza personale, dua ta sqarojë këtë, asnjëri prej tyre nuk ka akuzë personale, asnjëri prej tyre nuk akuzohet për një vrasje konkrete, ata akuzohen se UÇK gjatë luftës së Kosovës ka kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që janë përzënia e serbëve nga lagjet e tyre, disa vrasje shqiptarësh apo serbësh, për të cilën asnjëri prej katër të akuzuarëve, nuk akuzohen direkt por si linjë komandimi. Sot Hashim Thaçit apo Jakup Krasniqit i thonë që në filan ditën në Rahovec apo Pejë në lagjen e serbëve ka hy një njësi e UÇK-së ka përzën serbët apo ka rrahur disa serbë, ndërkohë që po atë ditë ishte një rast Hashim Thaçi ka qenë në Londër për takim me kryeministrin Toni Bler pikërisht në mes të luftës”, shtoi ai.