fbpx
Lajme

Fevziu: Thaçi ka besuar një ëndërr që është dukur e pabesueshme për të gjithë, emrin e tij në histori

Një nga gazetarët më të njohur të trevave shqiptare z. Blendi Fevziu ka dhënë mendimin e tij për shumicën e liderëve shqiptarë në emisionin “Personale” të RTV Dukagjinit. Ai për Hashim Thaçin ka dhënë mendimin dhe vlerësimin e tij.

Ai së bashku me grupin e tij, por tani po përqendrohem tek ai që ka besuar një ëndërr që është dukur e pabesueshme për të gjithë, është ngritur me djemtë e pak fshatrave rreth e rrotull për të konstestuar Jugosllavinë dhe ushtrinë jugosllave që konsiderohej nga më të fuqishmet në botë. Gjithkush cilit mund t’ia thoshte në një moment do ta kishte marrë për të marrë, por në fund fare arriti që të sigurojë aleancën më të madhe që globi ka pasur ndonjëherë, aleancën e NATO-s që bombardoi Serbinë“.

Blendi Fevziu më tutje shtoi se “është një njeri me kontribut të jashtëzakonshëm, por fati dhe fatkeqësia e Hashim Thaçit është që kulmin e tij më të madh historik dhe politik e arriti kur ishte shumë i ri, çdo gjë që ai ka bërë mbrapa, sado e madhe që të ketë qenë president apo kryeministër nuk e ka arritur kulmin e startit të tij të parë. Do të thotë atë momentin kur, nuk e dij sa, 30 vjeçar nuk ishte, trokiti në derën e Kështjellës së Rambujesë duke thënë unë jam Hashim Thaçi, përfaqësues i UÇK-së, lider i delegacionit. Ai ishte i vetmi që nuk shkoi me delegacionin me avionët special francez, por udhëtoi nga Tirana një lloj ignognito. Pra nga atëherë duke u bërë kryetar i delegacionit të Rambujesë, firmëtar i deklaratës së Parisit, praktikisht Thaçi shënjoi emrin e tij në histori, shumë më fort se çdo gjë që mund të vinte mbrapa

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close