Fisnik Ismajli ka thënë mendimin ne tij se kur pritet të shkarkojë kryeministri Kurti, ministren e jashtme Donika Gërvalla-Schwarz.
Në një postim të gjatë, Ismajli “deshifron” lojën që Kurti po bën me presidenten Vjosa Osmani dhe Gërvallën. Ai thotë se Kurti i përdori ato për t’i marrë 50%, ndërsa meritat i mori vet. Po ashtu, ai paralajmëron shkarkimin e Gërvallës në mënyrë spektakolare, por që sipas tij, ajo duhet t’i bëjë edhe disa gabime, prej të cilave nuk ka mundur të largohet prej që e ka marrë postin.
“Dy njerëz i kanë ndihmue Lëvizjes me i marrë 51%: Vjosa edhe Donika. Pa to s’jau kish kakitë dhami kurrë. Vjosën e hoqi prej loje tuj e ba Presidente, e Donikën nuk e shkarkon pa i ba edhe disa gabime, në ndërkohë që vazhdimisht propagon se i ka fitue 51% vetë, pa i përmendë këto dyja, e kurrkon tjetër prej listës Guxo, asnjiherë. E kur të vjen momenti, ka me e shkarkue Donikën në mënyrë spektakolare, tuj e ba shumë të madhe se qysh e “hoqi qafe”, e tuj tentue me e rujtë përqindjen, thue se e ka fitue vetë.”, shkruan ai.
“Njajtë si me Agim Veliun, pa të cilin s’e kish marrë pushtetin herën e parë. Njajtë si me “tradhtarët e Molliqajt”, pa të cilët nuk i dyfishue në vota më 2017. Njajtë si me krejt aktivistat tjerë që i përdori me u ngritë, e masnej ua futi kepën tuj i injorue, prej Florin Krasniqit që ia mori gjysë milioni me mbetë gjallë e masnej s’ia futi ma, deri te aktivistët që me vjet i kanë ngrehë zhag, e sot janë të harruem.”, vazhdon Ismajli.
Ismajli paralajmëron edhe largimin e Listës Guxo nga VV dhe thotë se Gërvalla do të vazhdojë të bëjë gabime.
“Strategji e kahmotshme kjo. Donika ka me ecë, amo nji herë s’o momenti. Kur të afrohen zgjedhjet edhe do me i hjekë “guximtarët” e listës Guxo, ia ndjeni krismën. E kjo lladika ndërkohë ka me vazhdue me e ba mut me qesi gabimesh (edhe Lëvizja sigurt ia nimon me gabue), që me ia ndreqë penallin Lëvizjes deri te momenti. Linçimit të Donikës i kontribuojnë edhe aktivistat, se po e përgatisin terrenin. Veç ju jeni qorra e s’i shihni këto lojë propagande”, përfundon ai. /Gazeta Express/