Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, ka treguar versionin e tij të përplasjes me deputetin e Nismës, Milaim Zeka, sot në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, ku të dy janë anëtarë.
Deputeti Ismaili ka treguar se Zeka e ka quajtur “lopë” dhe e ka ofenduar, ndërsa kur deputeti i VV-së ia ka përkujtuar incidentin e ndodhur herën e fundit, kur Zeka e ka quajtur lopë Frashër Krasniqin.
Më tej, siç shkruan Ismaili në Facebook, Zeka është çuar në këmbë, por vetë ai nuk ka reaguar, pasi thotë se nuk do të ndodhë edhe një herë që Zeka të sulmohet nga dikush i Vetëvendosjes.
Ky është shkrimi i plotë i Fisnik Ismailit:
S’po di a e kam fatin e mirë, apo të keq, me qenë në Komisionin për Administratë Publike e Media në Kuvend me Milaim Zekën.
Është fat i keq që e kam në Komision, sepse duhna, bashkë me plot aty, me u kërrnezë prej trishtimi sa herë që ai e merr fjalën në mbledhje, edhe e tregon injorancën e mosdijen e tij jo veç për çashtje ligjore, por edhe për media, që ky pretendon se është vetë gazetar.
Është fat i mirë që e kam në Komision, sepse, për dallim prej tjerëve, unë s’kam me e lanë me na mashtrue me hipokrizinë e tij, edhe sa herë që flet palidhje, kam me ia thanë.
Mbasi u shqyrtuen ligjet për Prishtinën edhe RTK-në, Milaimi e mori fjalën me u viktimizue për cenimin e të drejtës së tij të deputetit për imunitet, e cila është hjekë në kohën kur Fatmir Limajn e arrestuen, me vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila thotë se imuniteti hiqet për ata deputetë që dyshohen se kanë krye vepër penale jashtë ndërtesës së Kuvendit.
Tash, për çdo arrestim që i është ba deputetëve që kanë gjuejtë ose bartë gaz lotsjellës brenda Kuvendit, është shkelë Kushtetuta edhe nuk është respektue imuniteti i tyne, edhe prapëseprapë, plot prej neve kemi përfundue në burg e arreste shtëpie. Po, hajt, se e perbimë edhe këtë.
Kulmi ishte sot, kur Milaimi nisi me u ankue duke thanë që po i shkelet e drejta e imunitetit, sepse e kanë arrestue edhe po e mbajnë të izoluem pa asnji provë. Por, kur nisi me folë edhe për deputetë të tjerë që mbahen në arrest pa prova, duke e barazue veten me ta, mu desht me reague.
Ia thashë troç: Le të jetë hera e fundit që ky krahasohet me deputetët që janë arrestue për çashtje madhore e procese të montueme, të cilët ky vetë i ka quejtë terrorista në foltore e në televizion, e nuk kanë mashtrue njerëz si ky, edhe tash veç pse është rrasë vetë ne burg, me e shfajësue veten, duke u thirrë në pafajësinë e Frashërit.
Më tha rrugaç, mu kërrcënue me “Ki me e pa ti” edhe mbas shumë fjalëve banale para deputetëve të tjerë edhe zyrtarëve të Kuvendit, më quejti edhe lopë.
Ia përkujtova që herën e fundit që i ka thanë dikujt lopë, është shkaktue një incident i randë, për të cilin ai është përgjegjësi kryesor, e tipi u çue n’kambë tuj më thanë “Pse, a po do me ma mshue edhe ti?”
Unë muj me qenë vulgar, por duhna me ia përkujtue Milaimit edhe një herë që jam shumë ma i sofistikuem se ai, edhe se në këso provokimesh për konflikte fizike veç mundet me harrue që dikush prej neve bjen ma.
Por, për me iu tregue krejt deputetëve që ishin sot pjesëmarrës në mbledhje, se këto provokime nuk iu dhezin ma, u dasht me e cekë qartë se unë nuk i fëlliqi duert për me e prekë një mut si Milaim Zeka.
I kërkoj falje deputetëve për shprehjen time të fundit, edhe gjuhën që nuk e praktikoj brenda Kuvendit, e posaçërisht ndaj kolegëve të mi, por mbas ofendimeve e kërrcënimeve që mu drejtuen nga ky njeri, kjo ishte përgjigjja më e butë që mujta me ia dhanë dikujt që vazhdimisht po kërkon konflikt, për me u viktimizue pastaj.
Prandej, Milaim, ti shaj e hiç mos u tut, por harroje që e hajmë na, e me prekë n’mut.