FIT-i triumfon në garat ndërkombëtare, e mund atë të Serbisë, Maqedonisë, Kroacisë…
Në garën e sivjetme ndërkombëtare “Spartan 300”, e mbajtur kohë më parë në Qendrën Kundër Terrorizmit në Budapest të Hungarisë, njësiti policor i Kosovës (NJSI) më parë (FIT), u rangua e para në grupin e tyre, karshi njësiteve të shteteve tjera si Serbisë, Maqedonisë, Kroacisë, si dhe disa shteteve tjera me renome botërore.
Në këto gara zakonisht garojn nga 13 deri 15 shtete me njësitet e tyre elite antiterroriste policore dhe ushtarake, ku Policia e Kosovës mori pjese me njësinë e saj elitare NJSI.
Redaksia jonë ka siguruar edhe transkriptën ku vërehet se Republika e Kosovës e përfaqësuar nga FIT e ka zënë vendin e dytë në këtë garë ndërkombëtare.
Njesia Speciale NJSI-FIT, është trajnuar nga instruktorë të njohur amerikan, ku gjithashtu ata intervenojnë në rastet kur rrezikshmëria është në shkallën më të lartë.