fbpx
Lajme

Fitorja më e rëndësishme e PDK-së: Fiton në Prizren

Shaqir Totaj i PDK-së pritet të jetë fitues i garës për kryetar të Prizrenit. Këtë rezultat e ka nxjerrë exit-polli i realizuar nga Klan Kosova. Gjithnjë sipas këtij sondazhi, Totaj ka marrë 53 për qind, ndërsa Mytafer Haskuka 47 për qind.

Prizreni do të vazhdojë të qeveriset edhe për katër vitet e ardhshme nga Partia Demokratike e Kosovës. Të paktën kështu ka parashikuar exit-polli i publikuar në Klan Kosova.

Shkëlzen Maliqi ka thënë se Shaqir Totaj prin me 53 për qind, para Mytaher Haskukës së Vetëvendosjes.

Në raundin e parë, Shaqir Totaj kishte marrë 19 mijë e 869 vota apo 29,75 për qind, derisa Haskuka kishte marrë 14 mijë e 967 vota apo 22,41 për qind.

Qyteti i vjetër në tri mandatet e fundit është udhëhequr prej PDK-së. Më herët ishte nën udhëheqjen e LDK-së, e cila në këto zgjedhje u rendit e treta, pas Lëvizjes Vetëvendosje.

Shaqir Totaj kishte premtuar se do ta zhvillojë Prizrenin, duke përmendur krijimin e një fondi prej 2 milionë eurosh për përkrahjen e bizneseve të vogla dhe të mesme. Prioriteti i dytë i tij është funksionalizimi i Qendrës së Bizneseve dhe pason organizimi i konferencës për investitorët në Prizren.

Ndërkohë, Mytaher Haskuka, i cili është deputet, kishte premtuar arsim dhe shëndetësi të mirë dhe administratë efikase. Haskuka kishte shpjeguar se do të fokusohet në përmirësimin e turizmit, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, tregtisë e zejtarisë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close