fbpx
Lajme

Baudouin: Plani i Pacollit u mënjanua nga Hollbruk, e këshilloi Rugovën të mos binte në këtë kurth të ngritur nga Moska

Libri “Lindja e një demokracie dhe parathënie të shkruar Bernard Kouchner, tregohen shumë detaje nga shkrimtari i famshëm francez Jacques Baudouin. Ai i cili kishte mbajtur edhe pozitën si këshilltar i ministrit Kouchner. Në kapitullin për “Grupi i Kontaktit i paralizuar”, ai kishte rrëfyer disa ngjarje interesante.

Ai tregoi se si Behgjet Pacolli kishte pranuar të vë kontakt me Millosheviçin, sigurisht me qëllim të mirë për të gjetur ndonjë zgjidhje për kohën.

Ndërkohë që vazhdonte mësymjen e vet, Millosheviçi u përpoq të gjente një marrëveshje me Rugovën. Pa sukses. Ky i fundit nuk ishte madje i fundit kontakt i drejtpërdrejtë i mbajtur nga Millosheviçi në Kosovë. Disa kosovarë përpiqeshin që nga fundi i 1997-ës që të hapnin një kanal komunikimi me të. Disa kontakte të fshehta ndërmjet një ish-shefi komunist të Kosovës, kryeredaktorit të së përditshmës Koha dhe shefit të shërbimeve të fshehta serbe u zhvilluan në Prishtinë dhe në zyrat e përgjithshme të shërbimeve. Ishin apo s’ishin të njohura e të lejuara nga Rugova, kjo s’e ndryshonte aspak gjendjen: këto kontakte nuk sollën asnjë rezultat të prekshëm dhe vlejtën sa për t’iu përcjellë të dërguarve kosovarë kërcënimin e një lufte totale“.

Ai më tutje tregon se “edhe disa të tjerë u përpoqën t’i afroheshin Millosheviçit, veçanërisht një biznesmen shqiptar, Behgjet Pacolli, që thoshte se kishte marrëdhënie të shkëlqyera me vëllain e Millosheviçit, që asokohe ishte ambasador i Serbisë në Moskë, dhe me presidentin Boris Jelcin, por edhe këtu, pa asnjë sukses. Takimi Pacolli-Millosheviç u autorizua nga Mahmut Bakalli dhe Fehmi Agani, dy nga udhëheqësit e shqiptarëve të Kosovës. Plani i Pacollit u mënjanua nga Richard Holbrooke, i cili e këshilloi Rugovën të mos binte në këtë kurth të ngritur nga Moska“.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close