Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka zbutur mendimet për Listën Serbe.
Përderisa deklaronte pas 6 tetorit se nuk do të jetë pjesë e qeverisë dhe se ajo është instrument i Beogradit, tash Kurti e thotë të kundërtën, transmeton Indeksonline.
Në një intervistë për ‘Euroneës Albania’ ai ka thonë se do të takohet me Listën Serbe pasi ata do të kenë një ministër në qeverinë e re.
“Deri me rastin e certifikimit të zgjedhjeve, kemi shpresuar se ndoshta do të mund të ja dal një deputet tjetër serb që nuk është i Listës Serbe.”, u shprehë ai fillimisht.
Tutje ai shtoi se është fakt që Lista Serbe është dorë e zgjatur e Beogradit.
“Këtë e thotë edhe vet Beogradi. Nuk ka nevoj ta themi ne. Ne mund vetëm ta përsërisim atë që është fakt i qartë për gjithsecilin.”
“Unë nuk dua ti ekskomunikoj, mirëpo unë dua të takohem me ta dhe ta shqyrtojmë këtë qështje. Po e theksoj edhe njëherë, unë dua të respektoj kushtetutën sa i përket kësaj qështje por duke mos e ngatërruar obligimin kushtetutes me koalicionin politik. Koalicion politik qeverisës me Listën Serbe nuk e kemi obligim. Ekziston një imponim kushtetues, të cilin nuk do ta shkelim. Por ne do të shikojmë mundësitë që kurrsesi të mos identifikojmë komunitetin serb me një parti.”, u shprehë ai.
Kurti që nga data 6 tetor ka ndryshuar diskursin dhe po zbut mendimet që i kishte dikur./Indeksonline/