Epilogu

FLET AGJENCIA QË UA DHA ME QIRA BANESËN VRASËSVE MALAZEZË

Mario Millosheviq dhe Gjorgje Paviçeviq që u arrestuan të mërkuren nga Policia e Kosovës, tash e shtatë muaj po qëndronin në banesat e tyre në Lagjen Emshir, në Prishtinë. Për Frontal, pronarët e agjencisë nga e cila ata i kanë marrë me qira banesat thonë se ata janë paraqitur me identitet tjetër.

“Na jemi habitë kur i kemi pa kush janë. Nuk e kemi ditë se kanë pasë emër tjetër kur e kemi ba na kontratën.”

Ata tregojnë se janë paraqitur me emër dhe shtetësi tjetër dhe nuk e kanë ditur se kush janë. “Dokumentat që i kanë pru, ata janë kanë sllovenë. Policia i ka marrë krejt çka iu ka dashtë atyre.”

Edhe banorët e lagjes thonë se nuk kishin njohuri se ata ishin persona që kërkoheshin ndërkombëtarisht.Ata kanë treguar edhe për aksionin që ndodhi gjithë pasditen e të mërkurës.

“Dy vetë ku i kanë pa policinë që po vijnë ka ora tre, janë kanë në kafe edhe janë hipë në taksi e kanë ikë,” thotë një banorë që kishte parë ngjarjen.

Ai tregon se policia për orë të tëra kishte bllokuar ndërtesat ku të arrestuarit kanë banuar dhe se një nga ata kishte tentuar të arratiset nga dritarja.

“Njani prej tyne ka dashtë me u gjujtë prej dritares, me ikë. Po i kanë thanë banorët mos u gjuj, e tani policia e kanë kapë.”

Ndërkohë që Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka thënë se kanë bastisur banesat ku po qëndronin të dyshuarit.

“Operacioni policor është zhvilluar në dy lokacione në Prishtinë dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë, sasi e narkotikëve, një veturë, dokumente që dyshohet se janë të falsifikuara, sasi e parave dhe gjëra të tjera.”

Millosheviq dyshohet për vrasjen e Cetinjanin Radomir Djurickovic në tetor të vitit 2016. E Paviceviq ka ikur nga spitali, ku po mbahej për të vuajtur dënimin për kidnapim dhe vrasje që kishte kryer në vitin 2015 në Kotor. Për të dy këta, INTERPOL kishte lëshuar flet arrest ndërkombëtar.

Exit mobile version